29 Mars 2024

Pacolli në New York vazhdon aktivitetin e tij lobues

Prishtinë, 7 shtator - Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, po qëndron në New York gjatë punimeve të Asamblesë së përgjithsme të OKB-së, ku me intenzitet të shtuar  po vazhdon  aktivitetin e tij lobues gjatë takimeve me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht me përfaqësues të vendeve që do të votojnë me 9 shtator gjatë punimeve të OKB-së.

Presidenti i AKR-së, në kuadër të kësaj vizite, në New York ka shtruar një darkë miqësore ku kanë qenë të ftuar përfaqësuesit më të lartë të shumë shteteve. Ndër ta Ministri i Punëve të Jashtme të Maldiveve bashkë me delegacionin e tij, Ambasadorët e Timorit Lindor,  Grenada, Bangladesh, Azerbaijan, Yemen, Republikës Dominikane, Indonezisë, Bruneit dhe Kazakistanit.

Gjatë darkës, Pacolli ka mbajtur një fjalim për të pranishmit, duke iu drejtuar atyre fakte të reja për zhvillime demokratike në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Ai ka kërkuar drejtëpërsëdrejti nga përfaqësuesit e shteteve që kanë qenë prezentë në këtë darkë, që të votojnë kundër rezolutës së propozuar nga Serbia në këtë sesion të AP të OKB.

Presidenti i AKR-së, Pacolli, ka marrë një sërë konfrimimesh nga këto vende se ato do ta mbështesin  fuqishëm Kosovën duke dhënë kontributin e tyre veçanërisht për këtë çështje.

Të mërkurën, Pacolli zhvillon disa takime me Ministra të punëve të Jashtme dhe Ambasador  të Kombeve të Bashkuara si dhe me Kryesitë e Ambasadave në Kombet e Bashkuara në New York.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli do të ketë takime të veçanta me disa përfaqësues të shteteve ku do të kërëkon mbështetjen e tyre për Kosovën, për të kundërshtuar rezolutën serbe.

Presidenti i AKR-së, Pacolli do të vazhdoj takime edhe me përfaqësues të vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, nga të cilat do të kërkoj që sa më shpejtë të fillojnë me procedurat formale të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka themeluar një zyre të plotë pune në New York Millenium në Plaza Hotel ku janë vendosur Shtabi i tij dhe një grup i madh i lobistëve të cilët do të punojnë bashkë me Pacolli në New York.

Në ditët e ardhshme z. Pacolli do të vazhdoj përkushtimin e tij në kuadër të fushatës lobuese për Kosovën, duke dhënë informacione dhe argumete të shumta se Kosova po zhvillohet shpejtë si shtet i pavarur sovran dhe demokratik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)