28 Mars 2024

Pacolli ndërohet me Çmimin “Kalorës i Paçes së Mijëvjeçarit”

Prishtinë, 3 korrik - Behgjet Pacolli për angazhimet e tij humanitare është zgjedhur për t’u nderuar  sot me Çmimin “Kalorës i Paçes së Mijëvjeçarit”.

Në ndarjen e çmimit ka marrë pjesë edhe themeluesi i Unionit Ndërkombëtar për Paqe, Xhanfranko Kosta i cili bashkë me përfaqësuesen e këtij Unioni për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, znj. Merita Profka kanë themeluar “Qendrën e Paqes” në Kosovë.

Çmimi “Kalorës i Paçes së Mijëvjeçarit” u është ndarë personaliteteve më të shquara në mbarë botën. Humanistëve të spikatur, të cilët i kanë dhënë njerëzimit shembullin e solidaritetit, mbështetjes, paqes, mirëkuptimit dhe sakrificës.

Behgjet Pacolli, ky humanist, njeri me vlera të veçanta të solidaritetit dhe paçes mes njerëzve është zgjedhur për t’u nderuar me këtë çmim me vendim nga “Bashkimi Ndërkombëtar i Paqes” i themeluar nga Prof. Xhanfranko Kosta në vitin 1978, në Itali.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, është njohur si Humanistë për veprat e tij jo vetëm në Kosovë, për në mbarë Botën. Rasti i ndërmjetësimit për lirimin e shqiptares së kidnapuar në Afganistan, Shqipe Hebibi, kontributi për lirimin e Koreanëve të marrë peng dhe ndërmjetësimi me rrëmbyesit afgan për t’i kthyer në shtëpitë e tyre gazetarët italian, janë vepra që përfaqësojnë virtyte të larta të përkushtimit për solidaritet dhe sakrificë, duke u vënë në shërbim të atyre që në këto raste kishin nevojë më shumë se kurrë për ndihmë. Behgjet Pacolli u bë shpresa e tyre, duke dhënë gjithçka nga vetja e tij për t’i kthyer këta njerëz, nga duart e rrëmbyesve, në jetën normale të tyre.

Fondacioni “Behgjet Pacolli “ vazhdon të ndihmoj dhe të pranoj falënderime për ndihmën që iu ka dhënë dhjetëra e mira qytetarëve jo vetëm shqiptarë për tu shëruar nga sëmundje të ndryshme, apo për t’u siguruar ushqime e strehim.

Ky çmim i është dhënë më herët Humanistes shqiptare, Nënës Tereze, duke shprehur respektin për vlerat e larta njerëzore. Në gjurmët e bashkatdhetarës sonë, ky çmim vjen në Kosovë tek një figurë tjetër e shquar e kombit tonë. Behgjet Pacolli, përfaqëson sot shembullin e biznesmenit humanistë, i cili nisur nga besimi i tij dhe nga respekti për njeriun ka inkurajuar gjithmonë dashamirësinë, solidaritetin, paqen, dialogun dhe respektin ndërnjerëzor.

Çmimin “Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit” i njeh z. Behgjet Pacolli një dimension të ri edhe në politikë, duke i pranuar atij vlerat e veçanta për paqe dhe dialog, në kuadrin e përkushtimit për thellimin e vlerave demokratike.

Me këtë çmim nderohet jo vetëm Humanisti shqiptarë i përmasave ndërkombëtare, Behgjet Pacolli, por hija e nderit i shkon gjithë kombit shqiptar. Padyshim virtytet si solidariteti, përkushtimi për paqe dhe gatishmëria për dialog në rajon dhe më gjerë, janë arsyet themelore pse Behgjet Pacolli do të nderohet me çmimin “Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit”.

Posaqërisht për nderë të kësaj ceremonie është prezantuar edhe nje Dokumentar për Behgjet Pacolli, me autor Publicistin edhe veprimtarin e shquar, Skender Blakaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)