25 Prill 2024

Pacolli i gatshëm të takohet me Tadiqin

Prishtinë, 8 mars - Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar të hënën në mbrëmje se është pro bisedimeve Kosovë – Serbi, sepse kështu do të gjendet zgjidhje për të gjitha problemet, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij, siç është shprehur për interesin e Kosovës dhe qytetarëve, të takohet edhe me presidentin serb Boris Tadiq.

“Unë besoj se ne duhet të jemi të inkurajuam të bisedojmë, ku është fati që të bisedojmë gjithmonë. Më besoni se duke biseduar ne do t’i zgjidhim edhe problemet. Unë i inkurajoj çdo kënd që të bisedojë në mënyrë konstruktive, se ne kemi nevojë për biseda. Është fat që armët pushojnë dhe bisedohet”, ka thënë Pacolli për KosovaPress, raporton Express.

I pyetur nga mediat se nëse do të pranonte të takohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, Pacolli ka thënë se për interesin e qytetarëve dhe Kosovës është në gjendje të bëjë edhe më shumë.

\"Për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të mi jo që isha taku, por jam në gjendje që të bëjë edhe shumë gjëra të tjera”, është shprehur ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)