24 Prill 2024

Pacolli: Dua postin e presidentit ose mbeten në opozitë

Prishtinë, 31 janar - Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë nga KQZ, janë shtuar edhe lëvizjet e subjekteve politike për ndërtimin e një koalicioni qeverisës.

Lideri i partisë Aleaca për Ardhërinë e Kosovës Bexhet Pacolli nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për të marrë Presidencën ose në të kundërtën pohon se do të mbesë në opozitë. \"Nëse nuk ndodh kjo, ne nuk hyjmë në koalticion \", ka deklaruar Kryetari i AKR.

\"Nëse hyjmë në koalicion, ne hyjmë për t`i kontribuar Kosovës dhe popullit. Unë e di se vendi ku unë mund ta jap kontributin tim, është vendi i Presidentit. Kështu që kjo është pa asnjë dyshim. Nuk do të kisha pranuar asnjë post tjetër ku unë nuk mundem të jap kontributin tim\", ka shtuar Pacolli duke shtuar se këtë kërkesë ia ka paraqitur edhe Hashim Thaçit.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë Kosovës ende nuk ka marr ftesë nga fituesi i zgjedhjeve të 12 dhjetorit PDK, për të filluar negociatat rreth përbërjes së re qeveritare.

\"Qeveria e Kosovës duhet të jetë ajo qe i shërben qytetarëve, dhe prandaj them se AAK merr pjesën e përgjegjësisë së vetë qoftë nëse hynë në qeveri apo mbetet në opozitë\", ka thënë nënkryetari Ahmet Isufi, sipas të cilit AAK është gatshme të mbetet serish në opozitë.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mbetet në opozitë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do të pranojë ofertat për koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Megjithatë ai tha se partia që e drejton nuk ka marrë ftesën për të qenë pjesë e qeverisjes gjithëpërfshirëse. Por, ai saktësoi se edhe nëse marrin ftesë, përgjigjja do të jetë negative, pasi LDK-ja do të qëndrojë në opozitë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)