19 Prill 2024

Pack do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Prishtinë, 3 nëntor - Kryeministri fillimisht ka falënderuar zonjën Pack për kontributin e saj shumëvjeçar për çështjen e Kosovës dhe të Evropës Juglindore.

“Doris Pack është mike e vjetër dhe shumë e respektuar e popullit të Kosovës. Zëri i saj në politikën evropiane, në institucionet evropiane, është dëgjuar gjithmonë në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe integrimit të Kosovës dhe Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shprehur se kontributi i saj është i njohur dhe shumë i çmuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se për rolin e zonjës Pack për Kosovën, ajo është sot pjesë e çdo familje dhe shoqërisë kosovare. “Ajo do të nderohet sot nga institucionet e Kosovës dhe kontributi i saj mbetet i paharruar. Doris Pack edhe sot po vazhdon të lobojë për interesat e Kosovës në Parlamentin Evropian”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Thaçi  më tutje theksoi se ne presim ta marrim shpejt raportin e progresit dhe dokumentin gjithashtu shumë me rëndësi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës: strategjinë për liberalizimin e vizave. “Për këtë, mbështetja e zonjës Pack dhe europarlamentarëve të tjerë do të jetë vendimtare”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Zonja Pack, nga ana e saj, premtoi që do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe rajonin në përpjekjet e tyre për përmbushjen e kritereve për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkim Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)