29 Mars 2024

OVL e UÇK-së: Kuvendi të kërkoi sqarim nga Behxhet Pacolli

Prishtinë, 19 shkurt - Organizata e Vetereanëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i janë drejtuar me një letër Kuvendit të Republikës së Kosovës se para zgjedhjes së Presidentit, kandidati për këtë post, Behxhet Pacolli, të jap sqarime para deputetëve dhe popullit të Kosovës, në lidhje me deklaratat e tija dhënë mediave të ndryshme të huaja, të cilat kohëve të fundit janë duke u publikuar edhe në mediat vendore.

Në letër thuhet se duke përcjellur në vazhdimësi zhvillimet në skenën politike të Kosovës, krijimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke qenë të vetëdijshëm se është i domosdoshëm funksionalizimi i shtetit të Kosovës, "ne jemi të detyruar që për hirë të vlerave që përfaqësojmë,  t’i drejtohemi Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zgjidhen të hënën me 21 shkurt, njëkohësisht edhe deputetëve të këtij legjislacioni."

"Ne konsiderojmë se është e domosdoshme që në rend të ditës, para zgjedhjes së Presidentit, kandidati për këtë post, z.Behxhet Pacolli, të jap sqarime para deputetëve dhe popullit të Kosovës, në lidhje me deklaratat e tija dhënë mediave të ndryshme të huaja, të cilat kohëve të fundit janë duke u publikuar edhe në mediat vendore", thuhet në letrën e Behxhet Pacollit kryetar i OVL të UÇK-së.

Deklaratat që OVL të UÇK-së i ka lexuar, i konsideron antikombëtare, të papërgjegjshme dhe të padenja për një njeri që pretendon të jetë përfaqësues i popullit:

1. Kënd e konsideron Pacolli nënë të Kosovës: Serbinë apo Shqipërinë?
2. Çfarë don të thotë Pacolli me fjalën: do të jem Tito i Kosovës?
3. Në cilin kontest Pacolli e gjen vëllazërinë e popujve shqiptar dhe serb, në kontest etnik, fetar, kulturor apo gjuhësor?
4. Cili është qëndrimi i tij për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çfarë ishte roli i tij në takimet me Millosheviqin gjatë kohës së luftës? Çfarë ju sygjeroi z.Pacolli politikanëve shqiptarë në shtëpinë e tij në Hajvali gjatë kohës së luftës, si zgjidhje të çështjes së Kosovës?

"Ne, do t’i përcjellim me kujdes zhvillimet e ditëve në vijim, dhe reagimi ynë do të jetë në përputhshmëri me Programin dhe Statutin e OVL të UÇK-së, dhe nëse nuk do të ketë përgjigjie në pyetjet e parashtruara, për ne do të jetë i papranueshëm dhe do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar një president të tillë", thuhet në fund të letrës së OVL të UÇK-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)