19 Prill 2024

Osmani: Partneriteti me SHBA është ekzistencial për Kosovën

Prishtinë, 4 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, në takimin e parë zyrtar, takoi sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Philip S. Kosnett.

Ambasadori Kosnett uroi kryetaren Osmani për detyrën e re, duke ofruar përkrahje dhe bashkëpunim.

Në takim me ambasadorin amerikan, kryetarja Osmani diskutoi prioritetet e Kuvendit, rritjen e efikasitetit dhe mbikëqyrjes së Kuvendit në raport me Qeverinë, avansimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me opozitën si dhe me të gjithë akterët e tjerë relevant.

Kryetarja Osmani e vlerësoi si ekzistencial bashkëpunimin dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)