25 Prill 2024

Osmani, Konjufca dhe Kurti bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani

Prishtinë, 18 prill - Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë sot homazhe tek dëshmorët e Prishtinës në Velani.

Me këtë rast presidentja Osmani tha se sot është një prej ditëve kur të gjithë bëhen bashkë për të nderuar sakrificën sublime që secili nga dëshmorët e këtij rajoni e bëri që ne të gëzojmë lirinë.

“Është dita kur ne duhet t’u flasim brezave të ri për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve të cilët si pjesë e luftës sonë çlirimtare dhe UÇK-së ranë duke e mbrojtur Kosovën. Ranë duke treguar se sakrifica për liri dhe atdhe është dashuria më sublime që mund të ketë një njëri”, tha Osmani.

Tutje ajo shtoi se sot përkujtohen të gjithë ata,  duke ia përkujtuar edhe vetvetes së udhërrëfyesi më i ndritshëm për ne është rruga që ka ndërtuar secili dëshmorë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)