18 Shtator 2020

Osmani falënderoi Austrinë për ndihmën në menaxhimin e pandemisë

Prishtinë, 27 korrik - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në këtë takim, kryetarja Osmani dhe ambasadori Weidinger biseduan për shumë çështje të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e arsimit, bashkëpunimit ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

Kryetarja Osmani e falënderoi Austrinë për ndihmën dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë dhe nënvizoi se e çmon lart kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Austrisë në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe të institucioneve të saj.
 
“Austria ka qenë njëri ndër shtetet e para të cilat e kanë përkrahur përcaktimin e popullit të Kosovës për liri, qysh në fillim të viteve ‘90”, tha znj. Osmani.

“Kjo përkrahje, e cila ka qenë jetike në disa fusha, sidomos për arsimimin e të rinjve tanë, ka vazhduar deri sot dhe ne, si institucione dhe popull i Kosovës, i jemi përjetësisht mirënjohës popullit dhe shtetit austriak”, theksoi më tej znj. Osmani.

Sipas saj, fryt i këtij bashkëpunimi shumëvjeçar në fushën e arsimit është numri i madh i të rinjve që kanë studiuar në Austri dhe që sot po kontribuojnë në Kosovë, duke i aplikuar praktikat më të mira, të mësuara në Austri.

Ajo shprehu bindjen se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm në fushën e arsimit do të vazhdojë, por po kështu shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Kosovës që të punojë ngushtë me ambasadorin Weidinger për ta fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e diplomacisë parlamentare.  

Ambasadori Weidinger, nga ana tjetër, theksoi se Kosova dhe Ballkani Perendimor janë prioritet i politikës së e jashtme të Austrisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej, për ta lehtësuar rrugëtimin e Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit drejt BE-së. ​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)