18 Prill 2024

Osmani e Daka diskutojn përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Prishtinë, 24 dhjetor - Ushtruesja e detyres, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka.

Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas rrethanave të krijuara nga njoftimi për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

U.d. Presidentja Osmani diskutoi me znj. Daka lidhur me takimet preliminare të zhvilluara me subjektet politike, dhe e njoftoi se ajo do ta caktojë datën e zgjedhjeve menjëherë sapo Aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.

U.d. Presidentja potencoi rëndësinë e veprimeve të shpejta për procesin e votimit për qytetarët e vendit të cilët jetojnë në mërgatë.

Sipas u.d. Presidentes Osmani, bashkatdhetarëve tanë duhet t`u ofrohet sa më shpejtë mundësia për t`u regjistruar për  votim, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme që votat e tyre të arrijnë në KQZ sipas afatit të paraparë.

Për shpenzimin e këtyre mjeteve, strehimoret/OJQ-të, obligohen të dorëzojnë raporte narrative dhe financiare në Departamentin e Politikave Sociale dhe të Familjes dhe në Divizionin për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)