19 Prill 2024

Osmani dhe ambasadori i Guinesë biseduan për marrëdhëniet bilaterale

Prishtinë, 21 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin jorezident i Republikës së Guinesë, Mamadou Siradiou Diallo.

Ambasadori Diallo, ka shfaqur interesimin për rritje të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, sikurse edhe për realizimin e një vizite të kryetarit të shtetit të tij në Kosovë.

Sipas tij, lufta për çlirim është pjesë e historisë që lidhë të dy shtetet.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka thënë se është në interesin e Republikës së Kosovës të forcohet bashkëpunimi me Guinenë, sidomos duke pas parasysh pozitën e këtij shteti në Afrikën Perëndimore në funksion të sigurimit të njohjeve të reja.

Është biseduar edhe për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

 â€‹

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)