20 Prill 2024

OSBE u dhuron gjykatësve dhe prokurorëve literaturë

Prishtinë, 8 prill - Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’u dhurojë nesër gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës më shumë se 400 libra me përmbajtje nga rastet e monitoruara civile dhe penale.

Literatura e ofruar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përfshin të gjitha raportet e sistemit të drejtësisë të publikuara nga OSBE që nga viti 1999, dhe synon që t’ua ofrojë gjykatësve dhe prokurorëve praktikat e gjykatave dhe pajtueshmërinë me të drejtat e njeriut.

Përveç kësaj, tekstet janë mjete praktike për komunitetin ligjor që theksojnë zhvillimin e sistemit të drejtësisë në dekadën e fundit.

Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzulla Hasani, Kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi dhe Zëvendësi i Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë Edward P. Joseph do të marrin pjesë në këtë ceremoni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)