25 Prill 2024

OSBE shënon ditën ndërkombëtare të gruas

Prishtinë, 7 mars - Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i OSBE-së do të organizojë sot në Vushtrri një garë për t’u trajnuar për vozitje të automobilave në mot të keq.

Në këtë garë do të marrin pjesë të dy gjinitë si garues të barabartë. Qëllimi i garës është që kjo iniciativë të ngritë vetëdijen dhe të tregojë që gjinia nuk është faktor që paraqet kufizime dhe asnjëra gjini nuk është më pak e rëndësishme në kryerjen e detyrës së dhënë.  

Po ashtu kjo garë do të përdoret për promovim të rëndësisë së shëndetit riprodhues të femrës dhe shërbim adekuat për të dy gjinitë në Kosovë. 

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Elena Garrido Romero, këshilltare e lartë për të drejta të njeriut në Misionin e OSBE-së, dhe përfaqësues nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)