20 Prill 2024

OSBE, Komunat e reja përkundër sfidave veprojnë me sukses

Prishtinë, 19 mars - Komunat e reja, Hani i Elezit, Juniku dhe Mamusha, deri tash kanë vepruar pa vështirësi të mëdha, por përforcimi i pavarësisë të degës së legjislativit dhe kapaciteteve të disa departamenteve si dhe pajtueshmëria me ligjin për përdorimin e gjuhëve mbeten prioritete, thotë vlerësim i prezantuar sot nga OSBE-ja.

Raporti bazohet në kërkimet nga terreni dhe analiza nga stafi i OSBE-së, për punën e ish pilot-njësive komunale pas shndërrimit të tyre në komuna të mirëfillta, nga gushti i vitit 2008 deri në gusht të vitit 2009. Raporti ofron rekomandime për akterët e nivelit qendror dhe lokal, si dhe për komunitetin ndërkombëtar se si të përmirësohen mangësitë e identifikuara.

Raporti adreson fushëveprimin dhe kompetencat komunale, menaxhimin financiar, dhe punën e degëve të legjislativit dhe ekzekutivit si dhe marrëdhëniet institucionale të tri komunave. Po ashtu raporti tregon që transferimi i kompetencave gati ka përfunduar dhe marrëdhëniet me komunat amë mbeten relativisht të mira.

Efikasiteti dhe pavarësia e degës së legjislativit duhet të përmirësohen më tepër, thekson raporti. Përveç kësaj ka nevojë për përforcimin e kapaciteteve të departamenteve të kadastrës, gjeodezisë dhe planifikimit urban si dhe pajtueshmëri më të mirë me ligjin në fuqi për përdorimin e gjuhëve.

“Meqë komunat vazhdojnë të fitojnë përvojë në menaxhimin e punëve të veta, duke përmirësuar infrastrukturën dhe ofruar shërbime për qytetarët, ato do të zhvillojnë edhe më tej kapacitetet për t’iu përgjigjur sfidave më të mëdha,” tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Misioni i OSBE-së do të mbështesë tri punëtori për ngritje të kapaciteteve të komunave në mënyrë që të përqendrohet në boshllëqet në fushën e transparencës, pjesëmarrjen e publikut dhe zhvillimin ekonomik. Pritet që së shpejti komunat të marrin veten dhe të vazhdojnë me ngritje të kapaciteteve dhe të përmirësojnë bashkëpunimin ndër-komunal.

Pilot-njësitë komunale e Hanit të Elezit, Junikut dhe Mamushës janë themeluar në korrik të vitit 2005 me miratimin e Rregullores së UNMIK-ut 2000/45 nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB në Kosovë. Në gusht të vitit 2008, pilot-njësitë komunale janë shndërruar në komuna të mirëfillta. 

Misioni i OSBE-së në Kosovë  do të përkrahë pajtueshmërinë me parimet e qeverisjes së mirë në komunat në mbarë Kosovën, në vijë me Kartën Evropiane për Vetë-qeverisje Lokale. Misioni po ashtu ka për qëllim promovimin e parimeve themelore të qeverisjes së mirë – duke sjellë shërbimet më afër qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)