20 Prill 2024

OSBE i dhuron Kuvendit një fond librash

Prishtinë, 20 prill - Në ambientet e Bibliotekës së Kuvendit të Kosovës, sot u organizua një ceremoni me rastin e dhurimit të një donacioni (fond librash) për bibliotekën e këtushme. Pos 100 librave, me këtë rast u dorëzuan edhe disa punime hulumtuese. Ceremoninë e hapi sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Ismet Krasniqi, ndërsa ishin të pranishëm edhe drejtorja e Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së, në Kosovë, Wilma Theuws dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Duke e falënderuar OSBE-në për dhurimin e këtij fondi të librave, z. Ismet Krasniqi, shprehu njëkohësisht mirënjohje për Misionin e OSBS-së për ndihmën në vazhdimësi që i ofron Kuvendit të Kosovës. OSBE-ja, theksoi Krasniqi, është bërë partner mbështetës në kontinuitet i Kuvendit të Kosovës. Në emër të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këtë dhe ndihmat tjera të çmuara nga ana e OSBE-së,  u falënderua edhe deputeti Hydajet Hyseni. Ai tha se kjo ndihmë po vjen në kohën e duhur, sepse na është e nevojshme edhe  përvoja që del nga këto libra dhe punime hulumtuese në fushën e legjislacionit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve , znj. Wilma Theuws, tha se është nder për te që gjendet në këtë ceremoni dhurimi të librave. Cilësia e ligjeve, theksoi ajo në vazhdim, është bazë e demokracisë. Në këtë vështrim, me rastin e hartimit të  ligjeve kjo literaturë do të ndihmojë shumë ligjvënësit. Ajo u falënderua edhe për bashkëpunimin që ka Kuvendi i Kosovës me OSBE-në në shumë lëmenj, ndërsa shprehu gatishmërinë e OSBE-së që edhe më tutje me përkushtim të ndihmojë Kuvendin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)