18 Prill 2024

Orlando siguroi ministrin Mustafa për mbështetje të vazhdueshme të Italisë

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando.

Ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e tij si ministër dhe për angazhimet e institucioneve sa i përket luftimit të krimit në përgjithësi.

Me këtë rast, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Po ashtu në ketë takim u diskutua edhe për konferencën e IPA-së  e cila do të mbahet në Napoli .

Ndërsa ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, siguroi ministrin Mustafa për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.

Gjithashtu, gjatë këtij takim u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave me qëllim të avancimit të ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)