11 Gusht 2020

OJQ dyshojnë në deshtimet e misionit të EULEX-it

Prishtinë, 9 shkurt - Zotimet e zyrtarëve të lartë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shoqërisë dhe politikës kosovare janë mirëpritur. Por vonesat në zbatimin e tyre kanë filluar të vënë në dyshim përmbushjen e këtyre zotimeve.  Këtë shqetësim e shprehë shoqëria civile e Kosovës me anë të kësaj deklarate.

Ne konsiderojmë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë kërcënimet kryesore për Kosovën sot. Këto po dëmtojnë institucionet e vendit dhe shoqërinë tonë në përgjithësi duke penguar rimëkëmbjen ekonomike dhe duke cenuar demokracinë e brishtë të Kosovës. Së bashku sistematikisht dhe sigurt po dëmtojnë të ardhmen tonë evropiane.

Dëshmitë  rrëqethëse të dala në opinion në rastin Bllaca, shëtitja e lirë e personave të implikuar në krimin e organizuar nëpër Kosovë, gjendja e jashtëligjshme në veri  të Kosovës si dhe raportet e shumta të organizatave e institucioneve vendore e ndërkombëtare e bëjnë edhe më urgjente nevojën për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë. EULEX-i është i thirrur t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në këtë drejtim.

Hapja e procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit në kohën kur nga EULEX-i pritej të zbatonte zotimet për arrestime të individëve të inkriminuar, ka shtuar hutinë ndër qytetarët e Kosovës por edhe frikën se EULEX-i nuk do të përqendrohet në atë që qytetarët e Kosovës e konsiderojnë prioritet.

Shoqëria civile, por sigurisht edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojnë të paragjykojnë për punën e EULEX-it apo të ndërhyjnë në zbatimin e drejtësisë. Megjithatë bindja jonë është që në kandarin e prioriteteve të Kosovës, më me peshë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar se sa trajtimi i rastit të z. Kurti.

Çelës i suksesit të misionit të EULEX-it në Kosovë është mbështetja që qytetarët e Kosovës do t’ia japë këtij misioni. I bëjmë thirrje EULEX-it që të përqendrohet në përmbushjen e misionit të vet dhe të ndihmojë  në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë që të shohim Kosovën duke bërë progres në integrimet evropiane dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.
   

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)