20 Prill 2024

OEAK kërkon që qeveria e re të punojë më shumë në sundim më efikas të ligjit

Prishtinë, 3 shtator - Organizatat e shoqërisë civile si Balkan Green Foundation, Insituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, ju bëjnë thirrje partive politike dhe koalicioneve në garë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të paraqesin qëndrimin e tyre ndaj kontratës për projektin TC ‘Kosova e Re’. 

Sipas vlerësimeve dhe studimeve te ketyre organizatave, projekti ‘Kosova e Re’ do të jetë barrë e rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kontrata në të cilën një operatori privat (Contour Global) i garantohet fitimi dhe i eliminohen rreziqet, sipas ketyre organizatave i mbulohen të gjitha kostot fillestare dhe i garantohet blerja e produktit pa rezervë për 20 vite rresht, përbën asgjë më shumë sesa vënje e potencialit dhe kapitalit publik në funksion të fitimit të një kompanie private. Kontrata, rrjedhimisht, shkelë Kushtetutën dhe legjislacionin që mbron konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg dhe si e tillë duhet anuluar!

"Ju rikujtojmë se, i gjithë procesi për zhvillimin e këtij projekti është shoqëruar me jo-transparencë, shkelje ligjore dhe ndryshime të kushteve tenderuese në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, dhe në kundërshtim me vendimin e Kuvendit të Kosovës nr.03-V-272 të 1 prillit 2010 për aprovimin e Strategjisë së Energjisë 2009-2018", thuhet ne njoftimin e organizatave

Për më tepër, në tetor 2018, Banka Botërore ka tërhequr mbështetjen për ndërtimin e termocentralit të ri me arsyetimin se termocentrali me qymyr ‘Kosova e Re’, nuk mund të garojë me çmimin e energjisë së ripërtërishme.

Contour Global ka vetëm 30% të vlerës së ndërtimit, shumës së përgjithshme prej 1.3 miliardë, ndërsa 70% do t'i sigurojë me kredi. Në qoftëse jetësohet ky projekt, me termet e nënshkruara nga Qeveria në ikje, Kosova përveq që do të sigurojë kompanisë thëngjillin dhe ujin, do t'ia sigurojë një çmim 10 euro për hektar tokë.

Ndërsa, kur të përfundojë ndërtimi i termocentralit, shteti i Kosovës, detyrohet ta blejë energjinë elektrike të prodhuar nga Contour Global me 80 euro për MW.

 Për ta bërë këtë, Kosova tanimë ka themeluar kompaninë publike ‘New Kosovo Electric Company’ (NKEC), e cila do ta blejë tërë energjinë e termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe do t'ia shesë KEDS-it, kompanisë private turke e cila shpërndan energjinë elektrike tek qytetarët e Kosovës.

Kosova dhe qytetarët e saj do të duhet të paguajnë €185 milionë në vit apo €3.7 miliardë për 20 vite për këtë projekt.

Paratë për subvencionim do të vijnë nga buxheti i Kosovës dhe tarifat e ngritura për energji elektrike në mënyrë që kompania e re publike NKEC të respektojë kontratën për 20 vite. Subvencionimi prej €3.7 miliardë për 20 vite nga buxheti i Kosovës do të thotë më pak investime në infrastrukturë, siguri, arsim e shëndetësi.

"Andaj, në mënyrë që të vlerësohet angazhimi juaj për mbrojtjen e interest publik, kërkojmë të bëni të njohur qëndrimin tuaj  ndaj kësaj kontrate", thuhet ne fund te njoftimi te organizates se shoqerise civile.

Zbatimi i duhur i kornizës ligjore, reagimi në kohë dhe profesional i institucioneve në rastet kur cenohet konkurrenca e barabartë janë kyçe në zhvillimin e një mjedisi të favorshëm të biznesit si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja, ndërsa krijimi i një gjykate të veçantë që do të trajtonte rastet e natyrës komerciale do të ndihmonte në përmirësimin e zbatueshmërisë së kontratave dhe rritjen e sigurisë juridike.

Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutuan rekomandimet e bizneseve ndaj Qeverisë së re rreth sundimit të ligjit në vend.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se sundimi i ligjit është padyshim një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sektori privat.

Ai tha se pavarësisht përpjekjeve për të reformuar këtë fushë, në të cilën kanë kontribuar edhe organizatat e huaja, ende mbetet shumë punë për t’u bërë.

Blinera Osmani, Eksperte për Çështje Ligjore dhe Rregullative në kompaninë IPKO, përmendi nevojën e interpretimit të mirëfilltë të dispozitave ligjore të cilat do të trajtonin barabartë edhe ndërmartjet publike edhe ato private, siç është rasti me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik.

Tutje, Osmani përmendi si problematike edhe vonesat në trajtimin e rasteve të mbrojtjes së konkurrencës, duke cekur nevojën e të pasurit të afateve ligjore brenda të cilave autoriteti përkatës duhet të trajtojë dhe japë opinionin e tij për pretendimet e caktuara.

Në anën tjetër, Ardi Shita, Partner në kompaninë ligjore Shita & Ibrahimaga, theksoi rëndësinë e të pasurit të një gjykate komerciale, të cilën e konsideroi si reformën më të rëndësishme në fushën e drejtësisë komerciale.

Ai shprehu besimin e tij se krijimi i gjykatës komerciale do të mbetet prioritet edhe i qeverisë së re, duke e ditur se ajo do të ofrojë një mekanizëm të veçantë dhe shumë më efikas të trajtimit të rasteve komerciale, edhe për shkak të numrit disa herë më të madh që pritet të ketë kjo gjykatë.

Floran Pustina, Partner në kompaninë ligjore TashkoPustina, tha se Kosova ka një legjislacion i cili është përafruar me atë të Bashkimit Evropian, mirëpo zbatueshmëria e drejtë e ligjit vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha për bizneset, duke shtuar se administrata efikase shtetërore duhet të shkojë në hap me legjislacionin modern.

Ai tha se bizneset, profesionistët e lirë, konsulentët e bizneseve dhe odat ekonomike mund të ndihmojnë jo vetëm në draftimin e ligjeve, por edhe në interpretimin e tyre.

Një nga temat e potencuara gjatë diskutimit ishte, mes të tjerash, edhe nevoja për shmangien e praktikave të tepërta administrative në aktivitetet e të bërit biznes të cilat rrisin burokracinë dhe dekurajojnë investitorët e huaj. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)