09 Gusht 2020

Oda e Avokatëve të Kosovës shënoi 37 vjetorin e funksionimit

Prishtinë, 10 qershor - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), me rastin e 37 vjetorit të funksionimit të saj, shënoi manifestimin “Dita e Avokatisë”. Ky manifestim është përcjellur me ngjarje të veçanta, të cilat kanë qenë kryesisht lidhur me të arriturat e rezultatëve dhe angazhimeve profesionale gjatë këtyre vitëve të punës së OAK-së.

OAK, në pjesën e parë të manifestimit, i ka vër fokus të veçantë programit ”Vetedijesimi Ligjor i Komunitetit - njohja me sistemin e drejtësisë”, që është mbajtur në Sheshin “Nëna Tereze” në Prishtinë, nga Grupi i Avokateve të Rinj dhe Praktikanteve të Odës.

Ndërsa, duke shprehur ndjenjën e solidaritetit të këtij profesionit dhe të manifestimit të “Ditës së Avokatisë”, është bërë dhurimi vullnetar i gjakut – shërbim në dobi të komunitetit (Java Botërore e dhurimit të gjakut). 

Aktivitetet e Odës së  Avokatëve të Kosovës (OAK), për këtë ditë kanë qenë edhe shpërndarja e broshurave nga grupet e praktikanteve të avokatisë, të cilët i kanë informuar qytetarët më gjerësisht për rolin e Odës.

Sekretarja e OAK-së, Nora Bllaca Dula, në hapjen e manifestimit të “Ditës së Avokatisë”, në fjalimin e saj ka shpalosur synimet dhe qëllimet e programit të Vetedijesimit Ligjor të Komunitetit - njohja me sistemin e drejtësisë, duke theksuar se OAK është kategori kushtetuese në nenin 111 të Kushtëtutës së Repblikës së Kosovës, ku avokatia është profesion i pavarur dhe i lirë.

Po ashtu, sekretarja e OAK-së, i ka njoftuar mysafirët duke thënë se në çdo sistem juridik, shoqatat e avokatëve luajnë një rol themelor në funksionimin e sistemit juridik duke ofruar përfitime të rëndësishme për anëtarësinë, profesionin dhe komunitetin. Role të veçanta këto shoqata luajnë në mbrojtjen dhe përforcimin e administrimit të drejtësisë, duke shtrirë kuptimin dhe zbatimin e ligjit dhe të institucioneve si dhe duke identifikuar përpjekjet për ndryshimet e nevojshme ligjore. Organizatat e detyrueshme të avokatëve kudo përgatisin e monitorojnë gjeneratat, ngrisin traditat, vendosin dhe zbatojnë standarde profesionale dhe etike. Anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës, avokatët u ofrojnë qytetarëve shërbime juridike profesionale.

Sekretarja Bllaca Dula, duke folur rreth pasqyrës së shkurtër të historisë së OAK-së, tha se është 36 vjetori i Ditës së Avokatisë i cili pranohet me rastin Sylejmani në regjistrin e avokatëve të OAK-së. Ndërsa, Ligji mbi avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike është miratuar nga Kuvendi i KSAK më 19 dhjetor 1973.

Sot, OAK ka ligjin për avokatinë  i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 25 mars 2009.     

Ndërkaq, zyrtari për informim i OAK-së, Flamur Ramadani, ka paraqitur më gjërsisht aktivitetët e manifestimit të “Ditës së Avokatisë”, të cilat sipas tij, kjo është një ditë e veçant për të shënuar të arriturat e rezultateve dhe angazhimet tona, në kohën edhe si pjesë e shoqërisë kosovare na është dhënë mundësia që ta ndërtojmë veten si profesion ligjor në të ardhmën tonë dhe të gjeneratave të reja të profesionistëve kosovar.

Gjithashtu, në këtë  manifestim janë përkujtuar avokatët, kolegët që më nuk janë në mesin tonë, duke i respektuar për kontributet e dhëna në avancimin e avokatisë kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)