19 Prill 2024

Objektivi qeveritar do të jetë fuqizimi i sundimit të rendit

Prishtinë, 1 mars - Në të gjitha takimet, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, e përgëzuan Thaçi për rizgjedhjen në postin e kryeministrit dhe për formimin e institucioneve të reja, duke shprehur bindjen që reformat e gjithmbarshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion vetëm sa do të thellohen në mandatin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi amabasadorin Hans Dieter Steinbach, amabasadorin Alan Van Gucht dhe ambasadorin Jean François Fitou për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës për Republikën e Kosovës në procesin e lirisë, pavarësisë, demokratizimit dhe zhvillimit të Kosovës.

Objektivi kryesor i kabineti të ri qeveritar do të jetë fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit, qeverisja e mirë, transparente, efikase dhe efektive, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, lufta e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të gjithë këto në funksion të implementimit të plotë të standardeve të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO – theksoi kryeministri Thaçi. 

Kryeministri Thaçi në takimet me ambasadorët e Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)