28 Mars 2024

Nxënësit kosovarë prezantojnë Kosovën në shkollat suedeze

Prishtinë, 19 shkurt - Një grup i nxënësve nga tri shkollat e mesme kosovare, duke përfshirë ata të shkollës së mesme “Aga Xhite”, “Universum” dhe të shkollës së mesme publike të komunës së Kaçanikut, po prezantojnë Republikën e Kosovës para nxënësve suedez në shkollat e mesme të komunës së Stromstadit në Suedi.

Në shkollat e kësaj komune nxënësit kosovarë po shfaqin programin e tyre informues dhe edukativ për Republikën e Kosovës, para nxënësve suedezë, në përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë.

Kjo vizitë, që është mundësuar nga kolegji “Aga Xhite”, dhe e cila mbaron sot, më 19 shkurt, është kurorëzuar edhe me binjakëzimi e shkollave të mesme kosovare me gjimnazin më prestigjioz të Stromstadit.

“Binjakëzimi i shkollave të mesme të Kosovës me gjimnazin më prestigjioz të Stromstadit ka për qëllim arritjen e objektivave dhe kualiteteve të reja arsimore për nxënësit kosovar, si dhe binjakëzimin e vlerave të arsimit kosovar me atë të standardeve më të larta evropiane” ka thënë Mujë Berisha, drejtor i Kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum”.

Përveç programit informues për vendlindjen e tyre, më 18 shkurt nxënësit kosovar gjithashtu kanë qenë pjesë e kremtimit të tre-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Suedi, ku të pranishëm ishin më shumë se 300 pjesëmarrës.

Qëllimi i kolegjit të parë privat në vend, “Aga Xhite”, sipas Berishës, mbetet formimi i një etape të re të arsimit shqip në Kosovë, dhe binjakëzimi me shkollat e mesme evropiane që me vite kanë ndërtuar vlerat më të mira arsimore.

“Shpresojmë të jetë një kontribut i vlefshëm, prej të cilit në mënyrë të drejtpërdrejt do të përfitojnë gjeneratat e ardhshme të këtij vendi”, ka thënë drejtor i kolegjeve, “Aga Xhite” dhe “Universum”, Mujë Berisha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)