26 Prill 2024

Nuk ka datë të caktuar për liberalizim të vizave për Kosovën

Prishtinë, 29 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme z.Bajram  Rexhepi priti  Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian znj.Ulriche Lunaçek. Në këtë takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave, Zgjedhjet Parlamentare të 12 Dhjetorit etj.

Ministri Rexhepi falenderoi Eurodeputeten Lunacek për angazhimin e saj në promovimin e perspektivës europiane për Kosovën në veçanti për procesin e liberalizimit të vizave.

Poashtu Ministri Rexhepi e informoi znj.Lunacek me progresin e arritur në  reintegrimin e personave të riatdhesuar duke shprehur bindjen se te gjitha parakushtet janë plotësuar për marrjen e Udhërrëfyesit zyrtar për liberalizimin e vizave me BE-në.

Në anën tjetër znj.Lunacek e informoi Ministrin Rexhepi lidhur me vizitën e misionit vlerësues të Komisionit Europian që do të fokusohet në progresine  arritur në reintegrimin e personave të riatdhesuar duke shprehur bindjen se një raport pozitiv do të siguronte të gjitha palët se Qeveria e Kosovës ka adresuar me sukses këtë problematikë duke ngritur kapacitetet në nivel qendor dhe lokal.

Nuk ka datë të caktuar për liberalizim të vizave për Kosovën ka deklaruar eurodeputetja Ulrike Lunaçek duke komentuar deklaratën e kryeministrit Thaçi, se nëse ai do të jetë sërish kryeministër, brenda 15 muajve Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave.

Ministri Rexhepi mirëpriti prezencën e Parlamentit Europian në monitorimin e procesit zgjedhor me 12 Dhjetor, duke shprehur bindjen se Republika e Kosovës do të vazhdoj me traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira të cilat plotësojn të gjitha standardet ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)