19 Prill 2024

Nuk duan zgjedhje sepse bashkë janë pakicë karshi Lëvizjes Vetëvendosje!

Prishtinë, 7 korrik - Qytetarët e vlerësojnë qeverisjen e mirë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Albin Kurtin si kryeministër si asnjë qeveri e kryeministër të mëhershëm.

Këtë e dëshmon hulumtimi i fundit i opinionin publik ku krahas vlerësimit të lartë për punën, vendimet dhe masat që ka ndërmarrë qeveria Kurti, qytetarët e shohin Vetëvendosje!-n si subjektin e parë në vend dhe Albin Kurtin si personin më të duhur për kryeministër të vendit.

Mbështetja është e lartë te shtresat e varfra me 72 për qind. Te rinia me 69.7 për qind dhe te gratë me 55 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje! me qeverisjen e saj ka dwshmuar se shteti social është i mundur dhe se barazia e drejtësia janë vlerat kah duhet të shkojmë si shtet e si shoqëri.

Të dhënat e këtij hulumtimi i prezantoi sot në konferencë për media nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Besnik Bislimi, i cili fillimisht shprehu ngushëllime për të gjithë qytetarët që kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e COVID-19.

Ai njëherit bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe kritikoi qeverinë Koti dhe juristët e saj që nuk po bëjnë punën më të mirë në menaxhimin e kësaj pandemie.

“Kanë mjaftuar vetëm 120  ditë të qeverisë Kurti për ta përmbysur komplet skenën politike në vend. Qytetarët e vendit kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj, kanë vlerësuar si shumë të dëmshëm aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kanë vlerësuar me notë shumë negative secilin politikan që aktivisht ka kontribuar në përmbysjen e së mirës dhe riinstalimin e zhvatjes dhe keqpërdorimit.”, tha Bislimi, para se t’i prezantonte të dhënat e hulumtimit të cilat i gjeni të radhitura më poshtë. 

Në pyetjen se a mendojnë qytetarët se gjërat në Kosovë po shkojnë në drejtimin e duhur, në qershor me Qeverinë Hoti vetëm 9.6% e respodentëve menduan se po, kurse për muajin mars me qeverinë Kurti pak ditë pas ardhjes në pushtet ishte 31%.

Në pyetjen si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e dekretit të presidentit Thaçi për mandatimin e z. Hoti për kryeministër, 53.4% e qytetarëve e shohin si të padrejtë vendimin, kundrejt vetëm 28.4% që e shohin si vendim të drejtë.

Në pyetjen se a është heqja e reciprocitetit dhe përdorimit të emrit Republika e Kosovës në dokumentet e mallrave që vijnë nga Serbia veprim i drejtë i qeverisë Hoti, 59% e shohin si të dëmshëm, kurse 27.2% e shohin si jo të dëmshëm.

Sa i përket qeverisjes Kurti, kënaqshmëria me punën e tij është me larta që është arritur ndonjëherë në Kosovë pas pavarësisë, tha Bislimi.

Të rinjtë prijnë me 69.7% ndërkaq te personat me të ardhura minimale kënaqëshmëria është edhe më e lartë me 72.1%. Në total, si mesatare përqindja e kënaqëshmërisë së qytetarëve është 65.8% kundrejt vetëm 28.6% që nuk janë të kënaqur.

Tri vendimet e qeverisë Kurti me mbështetjen më të madhe nga qytetarët janë:

 1) Ulja e pagave të kabinetit qeveritar

2) Pakoja emergjente fiskale dhe

3) Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike.

Në lidhje me suksesin e qeverisë Kurti në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, 76.3% e qytetarëve mendojnë se qeveria Kurti ka qenë e suksesshme në parandalimin e shpërndarjes së pandemisë, kundrejt vetëm 12% të qytetarëve që mbrëmë në një debat televiziv menduan se qeveria Hoti po tregohet e suksesshme në këtë drejtim.

Për Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë Kurti mbi 82% janë shprehur të kënaqur, kurse për disa masa të tjera përqindja është edhe më e lartë. Te qytetarët që kanë të ardhura nën 100 euro mbështetja për këtë pako është mbi 90%. Pra, nuk ka pasur kurrë ndonjë vendim apo masë të ndonjë qeverie që ka gëzuar mbështetje kaq të madhe nga ana e qytetarëve, tha Bislimi.

Në pyetjen se a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, 58.6% e qytetarëve mendojnë se zgjidhja qëndron te zgjedhjet e parakohshme ngjashëm me atë që ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje!, kurse vetëm 28.2% mendojnë se jo.

Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor Lëvizja Vetëvendosje! pa e marrë parasysh edhe diasporën del e para me 56 ulëse, kurse në vendin e dytë PDK 18 ulëse para LDK-së po ashtu ka 18 ulëse dhe në fund AAK-ja me 8 ulëse. 

Për kryeministër të vendit, pavarësisht subjektit politik që votojnë qytetarët, 47.8% e shohin Albin Kurtin si personin më të duhur për pozitën e kryeministrit. Të gjithë liderët tjerë politik në Kosovë së bashku i kanë 35%.

Kjo tregon se përse ata i tmerrohen idesë së shkuarjes në zgjedhje, tha në fund të prezantimit të tij, nënkryetari Bislimi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)