29 Mars 2024

Një shtet normal do të lëshonte urdhër arrest për Hashim Thaçin

Prishtinë, 8 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media në lidhje me takimin Thaçi-Vuçiq që mbahet sot, për të cilin është njoftuar vetëm disa orë para.

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Glauk Konjufca foli për praktikën e re të takimeve Thaçi-Vuçiq për organizimet e shpejta dhe të paparalajmëruara që nuk janë të rastësishme.

“Kjo është një praktikë e cila nuk ka ndodhur më herët, së paku takimet Thaçi-Vuçiq  janë paralajmruar disa ditë më herët, kjo është një praktikë e re dhe nuk është e rastësishme. Këto takime po ndodhin kështu për dy arsye: së pari që të mos ketë kohë për organizim parlamentar dhe institucional dhe reagim të opozitës dhe, së dyti, për të pamundësuar reagimin qytetarë siç ishte protesta e 29 shtatorit”, tha Glauk Konjufca.

Ai po ashtu theksoi se presidenti është duke shkuar pa mandat në këtë takim me Vuçiqin. Kjo është shqetësuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe më shqetësuese është gatishmëria e Thaçit për marrëveshje me Serbinë e cila ka vetëm një kuptim: Presidenti Thaçi është në gjendje të paguajë me territor të Kosovës njohjen e Serbisë. Ndërkaq, Kosova lindore po përdoret nga Thaçi vetëm si justifikim për takimet e tij me presidentin e Serbisë.

Prej vitit 2011, presidenti Thaçi, atëherë si kryeministër, ka qenë figura udhëheqëse në negociatat me Serbinë. Nga gjitha këto pazare të tij janë tre produkte kryesore të këtij dialogu:

Së pari, krijimi i Listës serbe që merr drejtpërdrejt direktiva nga Vuçiqi dhe bllokon proceset më ekzistenciale për shtetin e Kosovës;

Së dyti, marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që dëmton funksionim unitar të Republikës së Kosovës, të cilën marrëveshje Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë.

Së treti, legalizimi e pushtetit të Serbisë në Kosovë duke i ndarë institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë, në Polici duke e propozuar Komandantin rajonal, pastaj në AKI duke integruar agjentët e saj brenda këtij institucioni, si dhe në fushën e energjetikës dhe atë telekomunikacionit.

Dhe tash presidenti Thaçi, që i ka bërë të gjitha këto kompromise, shitet si shpëtimtar i kombit dhe sillet sikur të jetë njeriu i vetëm ku ne do t’i varim shpresat për bashkimin e shqiptarëve. Është pik֝ërisht ky që më së shumti ka dëmtuar perspektivën e shqiptarëve.

Duke marrë parasysh që presidenti Thaçi ka shkuar atje pa mandat dhe që Qeveria e Kosovës deklarohet që nuk e di se për çka po bisedon presidenti, por edhe gatishmërinë e tij që të flasë për territore, atëherë në një shtet normal, jo të kapur, Kryeprokurori do të lëshonte urdhërarrest për Hashim Thaçin për shkeljet që po i bënë Kushtetutës së vendit.

Të gjithë ata që përfaqësojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e veçanërisht presidenti, nuk ka të drejtë e as mandat që të shkojë me armikun e Kosovës e të deklarohet se nuk ka vija të kuqe dhe se është e diskutueshme gjithçka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)