20 Prill 2024

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë viziton Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 8 korrik - Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore, do të vizitojë sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, do të kryesohet nga Fadil Zendeli, kryetari Komisionit.
 
Temë bosht e takimeve ndërmjet parlamentarëve të të dyja vendeve, do të jenë çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)