29 Mars 2024

Një delegacion nga Irlanda Veriore vizitoi Mitrovicën

Mitrovicë, 1 qershor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të mërkurën në takim një delegacion nga Irlanda Veriore, të cilët këto ditë janë duke zhvilluar një vizitë studimore në Kosovë.

Mysafirët janë interesuar për gjendjen dhe rrethanat aktuale në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

Kryetari Kastrati, i ka njoftuar ata se prej përfundimit të luftës, në vitin 1999, Mitrovica është ballafaquar me situatë të rëndë për shkak të rrethanave specifike.

Ai përmendi mungesën e lëvizjes së lirë për banorët shqiptarë në veri, mandej pamundësinë e shfrytëzimit të pronës private etj. Në anën tjetër, tha se serbët lëvizin pa problem në gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe jugun e qytetit të Mitrovicës.

Mysafirët nga Irlanda janë interesuar edhe për aspektin ekonomik. Lidhur me këtë, kryetari ka thënë se Mitrovica ka qenë një qytet i zhvilluar industrial, por që pas luftës ka trashëguar një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.  

Delegacioni nga Irlanda Veriore, ka falënderuar kryetarin për mirëpritjen dhe informatat që ju ka dhënë atyre për këtë qytet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)