25 Prill 2024

Nisma në Skenderaj përkrah secilin vendim të qendrës për koalicione para zgjedhore

Skenderaj, 6 janar - Kryesia e Degës së Nismës Socialdemokrate në Skenderaj sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë së Degës ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm për çështje Organizative, Bekim Brestofci.

Në këtë mbledhje u diskutua gjendja aktuale politike në të cilën ndodhet vendi dhe procesi që po shkojmë drejt zgjedhjeve.

 Gjithashtu u adresuan sugjerimet objektive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për përzgjedhjen e komisioneve dhe vëzhguesve  të duhur dhe të besueshëm  si dhe për përgatitjen më të mirë për zgjedhje.

Anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve të pranishëm  dege potencuan se do ta përkrahin secilin vendim të qendrës për koalicione para zgjedhore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)