03 Qershor 2020

Nisë punën misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë, 20 shtator - Me ftesë nga presidenti i Kosovës, Bashkimi Evropian ka dërguar një mision për vëzhgim të zgjedhjeve (EOM) në Kosovë për vëzhgim neutral dhe të pavarur të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Misioni do të vlerësojë se sa përputhen zgjedhjet me ligjet e Kosovës si dhe me standardet ndërkombëtare për zgjedhje.

Kryevëzhguesja e EU EOM, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, në Prishtinë u takua me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me liderë dhe kandidatë të partive politike. 

Në fund të vizitës së saj dy ditore në Kosovë, Kryevëzhguesja në konferencën për shtyp tha se ky është misioni i pestë i vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE në Kosovë që nga viti 2013.

"Misioni ynë vëzhgon procesin zgjedhor para, gjatë dhe pas votimit më 6 tetor dhe reflekton angazhimin e vazhdueshëm të BEsë drejt mbështetjes së zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë”, thekson Cramon-Taubadel.

Ekipi bazë prej 9 analistësh arriti në Prishtinë më 7 shtator, dhe 18 vëzhgues afatgjatë u dërguan nëpër Kosovë më 15 shtator për t’i mbuluar të gjitha 38 komunat.

36 vëzhgues afatshkurtër si dhe një delegacion i anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë do t’i bashkohen misionit pak para ditës së zgjedhjeve. Gjithsej rreth 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të BEsë, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, do t’i vëzhgojnë votimet dhe procesin e numërimit më 6 tetor.

“Këto zgjedhje i shoh si mundësi shumë e mirë që të gjitha palët që marrin pjesë në zgjedhje ta demonstrojnë angazhimin e Kosovës për demokraci duke udhëhequr një proces zgjedhor të besueshëm dhe gjithëpërfshirës."

"Transparenca dhe përgjegjësia e plotë nga të gjitha palët e përfshira në zgjedhje mund ta përmirësojnë mirëbesimin publik në procesin zgjedhor. Gjithashtu do të doja t’i inkurajoj njerëzit ta ushtrojnë të drejtën e votës,” shtoi Viola von Cramon-Taubadel.

EU EOM do të publikojë një deklaratë preliminare shumë shpejtë pas ditës së zgjedhjeve dhe do të qëndrojë në Kosovë për të vëzhguar procesin e rezultateve deri në përfundim.

Një raport final që do t’i përfshijë rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme do të prezantohet përafërsisht dy deri tre muaj më vonë. 

Misioni është i pavarur në gjetjet dhe përfundimet e tyre dhe i përmbahet Deklaratës së Principeve për Vëzhgim Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, nënshkruar në tetor, 2005.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE dhe Zyra e BEsë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BEsë në Kosovë operojnë si të pavarur nën mandate specifike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)