19 Prill 2024

Nis procesi i votimit, 2.6 për qind e vendvotimeve hapen me vonesë

Prishtinë, 6 tetor - Demokracia në Veprim (DnV)  ka njoftuar se po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha vendvotimet në gjithë vendin.

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2547 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit të DnV-së, me vonesë janë hapur 60 ose 2.6 % e vendvotimeve.

Shkaqet kryesore që kanë ndikuar në hapjen me vonesë të këtyre vendvotimeve sipas DnV-së lidhen me vonesën e ardhjes së komisionerëve në vendvotime, që është edhe shkaku më i theksuar i raportuar dhe vonesën e materialeve zgjedhore në vendvotime.

Më të shprehurat kanë qenë problemet me vula (6 raste) e shprehur në komunën e Shtërpcës dhe Listë të Votuesve (2 raste).
 
Në QV 2006X/03R (Universiteti Ukshin Hoti) në Prizren, vendvotimi ende nuk është hapur pasi që kryesuesi i vendvotimit fillimisht është paraqitur në vendvotim e më pas është larguar. Vendvotimi ka mbetur i mbyllur deri në orën 07:36, kur është raportuar.
 
Prania e materialit propagandues

DnV thekson se heshtja zgjedhore 24 orë para ditës së zgjedhjeve u mundëson votuesve që të reflektojnë lirshëm mbi preferencat e tyre partiake dhe i kontribuon një ambienti të lirë zgjedhor.

"Prezenca e materialeve propaganduese të subjekteve politike në ditën e zgjedhjeve mund të shihet si ndikim në përcaktimin e votës së tyre për subjektin e caktuar", thekson DnV.

Vëzhguesit e DnV-së,  kanë raportuar për prani të materialit propagandues të subjekteve politike brenda perimetrit prej 100m të Qendrës së Votimit, edhe pse kjo është e sanksionuar me nenin 85 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP).

Posterë të ndryshëm janë vërejtur në afërsi të 63 nga 895 Qendra të Votimit në nivel vendi ose (7 %).
 
Qasja e personave me aftësi të kufizuar në Qendra të Votimit

E drejta për pjesëmarrje në zgjedhje si e drejtë universale duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim.  Personat me aftësi të kufizuar duhet të kenë mundësi të barabarta të marrin pjesë në jetën publike e politike, e me këtë edhe në votim.

Megjithatë një numër i konsiderueshëm i Qendrave të Votimit në Kosovë vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar fizike.

Është raportuar se 30% e Qendrave të Votimit, në nivel vendi nuk kanë infrastrukturë adekuate për qasje të personave me aftësi të kufizuara.
 
Prania e grave komisionere vazhdon të jetë e ulët edhe në këto zgjedhje, pavarësisht garancive ligjore dhe kërkesave të vazhdueshme të shoqërisë civile për pjesëmarrje të barabartë.

Pjesëmarrja e grave në cilësinë e komisionereve në nivel vendi është 35%.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit në vend (Lokale), ku kjo përqindje ishte 29 %.
 
Demokracia në Veprim (DnV) është koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6  Tetorit, DnV ka akredituar rreth 2700 vëzhgues, ndërsa 100 ekipe mobile, 150 vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe dhjetëra staf shtesë janë vënë në mbështetje të këtij kontingjenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)