25 Shkurt 2020

Nikolla: Të rinjtë ndryshues në komunitetet e tyre

Prishtinë, 23 janar - “Rinia për Kosovën” është një projekt i përbashkët 18 muajsh që angazhon të rinjtë që do të punojnë së bashku dhe të bëhen ndryshues në komunitetet e tyre”. Kështu tha sot emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), koordinatori i këtij projekti, Ferdinand Nikolla.

Nikolla tha se ky projekt synon të ua hap dyert të rinjve. “Në kuadër të kësaj kemi një fushatë interesante që ju mundëson të rinjve të dëshmojnë angazhimin e tyre karshi bashkëmoshatarëve në lagje, në qytet, pjesa urbane apo rurale, e që ndikon në përmirësimin e të ardhmes së tyre”, tha ai.

Ai tha se projekti është simbolik por që ka qëllim të identifikojë liderët e tashëm dhe të ardhshëm të cilët kanë ndonjë  ide ose projekt interesant që duan të ndajnë me të tjerët .

“Mënyra e aplikimit është shumë e thjesht, kjo është një kampanjë online. Të rinjtë bëjnë një fotografi në vendin ose projektin në të cilin ata janë duke u përfshirë, apo e bëjnë një video dy minuta ku ata e tregojnë kauzën në të cilën janë duke u angazhuar. Kriter tjetër për aplikim është mosha  prej 16 deri në 30 vjeç.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)