24 Prill 2024

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për procesin zgjedhor

Prishtinë, 30 shtator - Instituti Demokraci për zhvillim, tashmë disa vite ka bashkëpunim të ngushtë me institucionet që ndërlidhen me proceset zgjedhore. Andaj nënshkrimi i këtij Memorandumi ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional sa i përket procesit zgjedhor.

Institucionet nënshkruese të këtij memorandumi janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Policia e Kosovës (PK), Prokurori i Shtetit (PSh), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Se vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë e thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por në mënyrë që kjo të arrihet, përfaqësuesit e pranishëm në ceremoni potencuan se duhet një angazhim i përhershëm i institucioneve.

Prandaj, bashkëpunimi ndërinstitucional është i nevojshëm në mënyrë që të ju shërbej zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Bashkangjitja edhe e Komisionit të Pavarur të Mediave në Memorandum do të mundësojë koordinimin më të mire që zgjedhjet e ardhshme të jenë më transparente dhe më demokratike.

Të pranishmit theksuan se edhe përkundër faktit se ka pasur angazhim dhe bashkëpunim mes këtyre institucioneve nënshkruese, bashkangjitja e Komisionit të Pavarur të Mediave në mënyrë formale e konkretizon dhe e fuqizon bashkëpunimin më tutje.

Gjatë kësaj ceremonie u prezantuan edhe të gjeturat e punimit “Vendosja e drejtësisë në zgjedhje”. Ndër të tjera u theksua se numri i ankesave është dukshëm më i lartë në zgjedhjet lokale se në zgjedhjet parlamentare.

 Kjo për shkak që në zgjedhje lokale çdo komunë konsiderohet si garë në vete dhe mund të kontestohet si e tillë, dhe numri i subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë është shumëfish më i lartë se në zgjedhjet parlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)