19 Prill 2024

Nënkryetarja Osmani takohet me shefin e EULEX-it, Thran

Prishtinë, 29 tetor -  Sot, nënkryetarja Dr. Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa në takim lamtumirës janë takuar me shefin e EULEX-it, Bernd Thran, i shoqëruar nga Ismije Beshiri këshilltare politike dhe Fraser Buffini, asistent i veçantë.

 Dr. Osmani e njoftoi Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Thran falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtetëformuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)