29 Mars 2024

Në zgjedhjet në veri votuan 24 mijë e 595 votues apo 42.42%

Mitrovicë, 19 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti konferencën e tretë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se janë mbyllur të gjitha vendvotimet (87) dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë problem. 

KQZ ka njoftuar se në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë, kishin votuar 23 mijë e 891 votues apo 41.90%.

Kryetarja e KQZ-së falënderoj komisionerët apo anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve për punën e mirë gjatë ditës së sotme si dhe i inkurajojmë që gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet me përpikmëri.

Gjithashtu, në emër të KQZ-së, Daka falënderoi edhe institucionet tjera, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e dhënë.

Për fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se nga ora 19:00 ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin e votimit të sotëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)