19 Prill 2024

Në video inqizimet për fajde e mito nuk ka asnjë të lidhur me LDK-në, por me PDK-në

Prishtinë, 29 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj nënkryetari të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Uran Ismaili i cili ka tentuar që të fajësojë zyrtarët e lartë të LDK-së për aferat e partisë së tij.

"Sot, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili paska tentuar që të fajësojë zyrtarët e lartë të LDK-së për aferat e partisë së tij. Edhe kjo ndodhë nga të papërgjegjshmit!", thekson LDK.

Në video incizimet e publikuara ditët e fundit, vërehet qartë që nuk kërkohen mito e fajde për leje të ndërtimit, lokacion të ndërtimit apo për licensë të Spitalit.

 Video incizimet janë publike, dihet qartë në ato video për çka kërkohet e ofrohet mito e fajde. LDK thekson se aty nuk ka asnjë njeri të lidhur me LDK-në, por me PDK-në.

Tani, sipas ministrit të Veselit qenka fajtor egzistenca e Spitalit, që njerëzit paskën kërkuar fajde, duke u thirrur edhe në shefin e tij!?

"Këto janë përpjekje e veprime të ulta dhe dëshpëruese të Ismaili për ta shpëtuar shefin e tij, për të cilin në këto video incizime, thuhet se i kanë dhënë 200 mijë euro, për të cilën duhen dhënë fjalën e fundit organet e drejtësisë".

"Plotësisht pajtohemi dhe i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të hulumtojnë dhe të vërtetojnë nëse ka pasur mito e fajde gjatë ndarjes së lokacionit dhe dhënies së lejes së ndërtimit nga Komuna e Prishtinës ose gjatë dhënies së licencës nga  organet përgjegjëse", thekson LDK. 

Mbi të gjitha dhe përfundimisht sipas LDK-se duhen vënë para drejtësisë ata që kanë marrë e dhënë mito e fajde.

Emrat që përmenden në video, zyrtarë të lartë të PDK-së apo njerëz të afërm me ta, kanë marrë besimin e qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar jetën e tyre.

Prandaj siç thekson LDK të lartpërmendurit, duhet të përgjigjen para ligjit dhe para qytetarëve të Kosovës.

"Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve", vlerëson LDK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)