26 Prill 2024

Në shtator, 10 vende do ta njohin Kosovën

Beograd, 21 gusht - Në fillim të shtatorit pritet vala e njohjeve të shteteve që do ta njohin Kosovën pas vendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kësaj here lajmin e kanë furnizuar jo burime nga Kosova, por nga Beogradi. Edhe pse parashikimet e shefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, se gjatë verës 35 shtete do ta njohin Kosovën nuk dolën të sakta, vala e njohjeve po përgatitet për vjeshtë.

Hyseni është korrigjuar me deklaratën se Kosovën në shtator do ta njohin 10 vende, ndërsa Dushan Janjiç, drejtori i forumit për marrëdhënie ndëretnike vlerëson se kjo është reale, shkruan gazeta serbe “Alo!”.

“Tani është sezoni i pushimeve vjetore, por shumë shpejt Egjipti do ta njohë Kosovën, pastaj disa vende latino-amerikane, për të vazhduar me njohjet nga shtetet europiane. Nga vendet e tjera të BE-së, Greqia do ta njohë e para Kosovën, ndoshta para fundit të vitit. Ato që nuk e njohin, do ta bëjnë këtë me votimin e rezolutave në dobi të Kosovës”, thotë Janjiç.

Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, siç transmeton gazeta “24sata”, gjatë dy javëve të kaluara ka pasur rreth 50 takime me diplomatë për të siguruar mbështetjen për rezolutën e Serbisë, të cilën do ta shqyrtojë OKB në shtator.

Gjatë kësaj kohe, emisarët specialë të Presidentit serb, Boris Tadiç, kanë njoftuar me argumentet serbe liderët e 55 vendeve. Megjithatë, edhe ana tjetër nuk pushon aktiviteti diplomatik. SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe autoritetet kosovare kanë shtuar aktivitetet për bllokimin e rezolutës serbe në OKB, por edhe presionit mbi vendet që nuk kanë njohur pavarësinë, përfundon gazeta serbe “Alo!”.

Gjatë një deklarate të dhënë dje, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vlerësoi se Kosova do të triumfojë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke shprehur bindjen se Serbia do të marrë edhe atje përgjigje çfarë ka marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Presidenti Sejdiu ka ritheksuar se Prishtina është e gatshme të bisedojë me Beogradin për çështje praktike, me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

“Kosova nuk u ikën asnjëherë bisedimeve me Serbinë, që janë në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve sovrane. Për tema të tilla jemi të gatshëm të bisedojmë me të dhe me çdo shtet tjetër fqinj”, ka theksuar Sejdiu.

Presidenti Sejdiu e ka bërë të qartë se çfarëdo modeli i zgjidhjes për Veriun, përveç Pakos së Ahtisarit, është i papranueshëm. Ai ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që të punohet më shumë me avancimin e procesit në Veri.

Në një lëvizje të ditëve të fundit, vendet e Kuintit kërkojnë me insistim që Beogradi nga projektrezoluta e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të heqë pjesët që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës.

Ky insistim, i cili bazohet në faktin se këto vende e konsiderojnë si të përfunduar çështjen e statusit të Kosovës, do t’u përcillet autoriteteve të Serbisë sot, nga shefi i diplomacisë gjermane, Guido Vestervelle.

Ministri i Jashtëm gjerman, i cili arriti dje në Beograd, ku ka dërguar premtimin e vendeve të Kuintit për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE, në rast të heqjes së pjesëve të tekstit të projektrezolutës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)