07 Dhjetor 2021

Në Runik kapet qytetari në flagrancë në fotografim të votës

Skenderaj, 17 tetor - Lista e Pavarur Bekim Jashari ka njoftuar se sot nga vëzhguesit listes janë identifikuar raste të tentimit të manipulimeve në procesin zgjedhor, ku në fshatin Runik, është shënua rast i blerjes dhe fotografimit të votës, ku personi në fjalë është arrestuar nga Policia dhe rasti ka përfunduar në prokurori.

"Nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve të Skenderajt përmes veprave të tilla penale, andaj bëjmë apel tek qytetarët që të mos bien viktimë e individëve dhe veprave të tyre anti demokratike dhe anti-ligjore sepse pasojat në fund do t’i barten vetë qytetarët pasi që dënimet për manipulim të procesit zgjedhor, shitblerjes dhe fotografimit të votës sipas legjislacionit në fuqi është vepër penale dhe dënohet me burgim", thekson Lista e Pavarur Bekim Jashari.  

Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë thirrje për të gjitha subjektet politike në Skenderaj që të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor dhe të respektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)