18 Janar 2021

Në Podujevë votuan 40.51% e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 39.14 %


Prishtinë, 29 nëntor - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë procesi i sotëm i zgjedhjeve për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore ka kaluar pa probleme.

Në një konferencë për media ajo tha se janë raportuar një numër i vogël i parregullsive që nuk e cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

Në Komunën e Podujevës gjatë ditës së sotme kanë votuar 40.51% e votuesve, në zgjedhjet e vitit 2017 në ketë komunë kanë votuar 47.7%, ndërsa në Mitrovicën Veriore 39 % , derisa në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 37% e votuesve.

Daka ka falënderuar qytetarët që në kushte të jashtëzakonshme me pandeminë Covid-19 kanë dalë të votojnë sot në këto dy komuna.

Në garë për të parin e Podujevës janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)