25 Prill 2024

Në Ministri të Mbrojtjes nuk ka pasur zhvendosje të fotografisë së presidentit

Prishtinë, 6 shkurt - Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në disa portale dhe media dje me rastin e pranim - dorëzimit të detyrës së ministrave të mbrojtjes, nga zoti Rrustem Berisha tek ministri i ri zoti Anton Quni,  është  dhënë lajmi jo i  vërtetë dhe tendencioz se: “Ministri Quni ndjek hapin  e Vjosa Osmanit, vendos fotografinë e Rugovës në Zyrë”.

Po ashtu sipas ministrise edhe teksti në brendësi është i shkruar me hamendësime,  se kinse në zyrën e ministrit të mbrojtës është hequr, zhvendosur fotografia e presidentit  aktual Hashim Thaçi. “Në zyrën ku u bë pranim-dorëzimi i detyrës u pa vetëm fotografia e Rugovës. Nuk dihet nëse brenda këtyre katër mureve është e varur edhe fotografia e Presidentit Hashim Thaçi”.

Ky lajm sipas Ministrise se Mbrojtjes është krejtësisht i pavërtetë, i njëanshëm dhe tendencioz, sepse qëllimisht është prerë fotografia e presidentit Thaçi dhe si e tillë paraqet vetëm një këndë të zyrës.

"Ky është shkrim jo profesional sepse është i pa verifikuar nga artikullshkruesi, sepse  nuk ka kërkuar verifikimin e së vërtetës.  Për më tepër fotoja është e shkrepur kurë ende ministri i ri Anton Quni nuk e kishte pranuar detyrën."

"Për hirë të informimit të drejtë dhe objektiv të qytetarëve, nuk ka pasur  as vendosje e as zhvendosje të fotografive në zyrë, këtë e dëshmon më së miri edhe fotografia që  shoqëron komunikatën e djeshme për media, për ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës të ministrave të mbrojtjes", ka theksuar ministria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)