24 Prill 2024

Në LDD aderojnë ekspert të njohur nga lëmit e ndryshme

Prishtinë, 4 nëntor – Lidhjes Demokratike të Dardanisë sot iu bashkangjitur një kontingjent i fuqishëm i intelektualëve eksperteve te fushave te ndryshme, qe është garanci e rritës cilësore dhe te besimit te elitës intelektuale ne LDD, ka thënë sot nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova duke prezantuar anëtarët e ri të cilët aderuan në LDD.

“ Kam nderin qe sot para medieve te prezantoj këtë ekip te eksperteve njëherit të theksoj se LDD definitivisht është partia me e përgatitur qe ti hyj sfidës se garës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare qe do te mbahen me 12 dhjetor te këtij viti “, tha Rugova.

Në LDD sot kanë aderuar Mr.Halil Xhemnica ekspert i  lëmisë së sektorit mineral, ekspert iI shquar në lëminë e projekteve investuese, ligjërues universitar,  Dr.Dafina Mahmutaj, specialiste e kirurgjisë, magjistër e shkencave të mjekësisë, Mr. Ferid Kamberi, magjistër I shkencave të sociologjisë, Avni Jashari, gazetar, Fatlume Gashi, gazetare, dhe Muhamet Babiqkaj, jurist

Me këtë rast zoti Xhemnica tha se ka vendosur që të behët pjesë e LDD-së, pasi që “ është parti e intelektualëve eksperteve te lemive te ndryshme dhe kam menduar qe kjo parti është me e përshtatshme qe kontributin tim qe i kom borxh këtij vendi te jap ne këtë parti dhe t’ia kthej borxhin këtij vendi i cili me ka shkolluar”.

Me ketë rast sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Sejdë Tolaj njoftoi mbi mbajtjen e promovimit të  platformës se LDD me 6 nëntor ora 12:00 ne Grand Hotel Prishtina.

Me ketë rast Tolaj ftoi anëtarët, simpatizantët e LDD-së  dhe media që të përcjellin këtë ngjarje.

Njëkohësisht sot në selinë qendrore të LDD-së u mbajt takimi me kryetarët e Degëve të partisë në të cilin u bisedua rreth aktualitetit politik dhe zgjedhjeve te jashtëzakonshme dhe u ftuan te gjitha degët ne promovimin e platformës se LDD për shtetin kushtetues dhe qytetarin krenar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)