28 Janar 2020

Në Kosovë vazhdon të shkelen të drejtat e garantuara për persona të zhdukur

Prishtinë, 8 dhjetor - Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZH) me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, organizojnë diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

QBPZH konsideron se sot në Kosovë vazhdon të shkelen të drejtat e garantuara ndërkombtarisht për persona të zhdukur përmes mohimit të së drejtës për të ditur vendndodhjen e personave të zhdukur dhe të së drejtës për varrim të dinjitetshëm.

Sipas raportit të fundit (2019) të BE-së për Kosovë, fati i pazgjidhur i personave të zhdukur nga konfliktet e viteve 1990-ta mbetet ende një shqetësim humanitar në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) që nga shkurti i vitit 2019, gjithsej 10,247 persona rezultojnë që janë akoma të zhdukur në rajon.

Nga këto raste, 1,653 (84% burra, 16% gra) lidhur me konfliktin në Kosovë. Grupi Punues Beograd-Prishtinë për Personat e Zhdukur, zhvilloi disa seanca dhe në tetor 2018 miratoi procedura për dorëzimin e mbetjeve mortore.

Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur ka gërmuar 20 vendndodhje. Vetëm shtatë raste të personave të zhdukur lidhur me konfliktin në Kosovës u zgjidhën brenda vitit 2018.

Më tej raporti thekson se përpjekjet e Kosovës për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur vazhdojnë të vonohen nga çështje ndërinstitucionale dhe administrative ... qindra mbetje mortore të ruajtura në Morgun e Prishtinës mbeten të paidentifikuara.

Në korrik të vitit 2018, Samiti i 5-të i Ballkanit Perëndimor, si pjesë e kornizës së Procesit të Berlinit, u mbajt në Londër, me të cilin të 14 udhëheqësit nënshkruan një deklaratë të përbashkët. Deklarata e përbashkët përfshin bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, krimet e luftës dhe personat e zhdukur.

Si pjesë e deklaratës së përbashkët, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ndër të tjera u angazhuan "të sigurojnë hetime të paanshme dhe efektive në çështjet e personave të zhdukur në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të zgjidhin sa më shumë raste të personave të zhdukur që të jetë e mundur gjatë pesë viteve të ardhshme".

Deklarata e nënshkruar në Londër u pasua nga nënshkrimi i një Plani Kornizë në Nëntor të vitit 2018 në Hagë, nga përfaqësues të Bosnje dhe Herzegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët zyrtarisht morën përsipër të punojnë së bashku si Grupi rajonal i Personave të Zhdukur (MPG), të promovojnë bashkëpunimin rajonal në adresimin e çështjes së personave të humbur nga konfliktet në territorin e ish-Jugosllavisë.

Më pas, në Samitin e 6-të të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Poznan, MPG raportoi për përparimin që ka bërë në zbatimin e Planit Kornizë nga Nëntori 2018 deri në Korrik 2019. Sidoqoftë, mungesa e informacionit mbi vendndodhjen e personave të zhdukur ende mbetet një pengesë për të zgjidhur rastet e mbetura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)