29 Mars 2024

Ndihmësekretari i Shtetit, Philip Gordon, viziton Kosovën

New York, 11 maj. Ndihmësekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon do të vijë këtë javë në Kosovë, në kuadër të një vizite tri vendeve ballkanike që do të përfshijë edhe Serbinë dhe Maqedoninë, njoftoi qeveria amerikane. Ai do të takojë zyrtarët më të lartë shtetërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të organizatave joqeveritare.

Në Kosovë ndihmësekretari Gordon do të inkurajojë forcimin e mëtejmë të institucioneve të vendit, nga Serbia do të kërkojë hapat praktik në bashkëpunimin me Kosovën, ndërsa në Maqedoni do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet regjionale.

Nga perspektiva e administratës së tashme regjioni i Ballkanit vlerësohet si i brishtë ku ende ka nevojë të mbështetet qëndrueshmëria dhe stabiliteti.

Një muaj më parë në një dëgjim publik në Senatin Amerikan më temën “Puna e pambaruar – sfidat dhe mundësitë në Evropën juglindore,” ndihmësekretari Gordon ritheksoi “se pavarësia e Kosovës u tregua si forcë stabiliteti në rajon,\" duke nënvizuar se pavarësisht se cili do të jetë opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare mbi statusin, \"pavarësia e Kosovës është një çështje e pakthyeshme dhe e mbyllur për SHBA-të.”

Në Kosovë ndihmësekretari Gordon do të kërkojë nga qeveria dhe institucionet të ndërmarrin “hapa më energjikë në përmirësimin e sundimit të ligjit. 


/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)