19 Mars 2024

Ndërtesa e MMPS-së zyrtarisht iu dorëzua Zyrës së Bashkimit Evropian

Prishtinë, 23 maj - Sot Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë ka realizuar ceremoninë e nënshkrimit  të Memorandumit të Mirëkuptimit, memorandum ky i nënshkruar nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Në bazë të marrëveshjes ndërtesa e MMPS-së zyrtarisht iu dorëzua Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ministria e Punës dhe  Mirëqenies Sociale është vendosur  në ndërtesën e ish-Aneksit të EULEX-it, ndërsa Departamenti i Pensioneve  në aneksin e ndërtesës së ish- Bankës së Lubjanës.

Palët konfirmuan   se bashkëpunimi ndërsjellë do të vazhdojë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)