14 Gusht 2018

Ndahet mirënjohja “Ora e Presidentit 2018”

Prishtinë, 10 gusht - Sot, nën organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është ndarë mirënjohja “Ora e Presidentit 2018”, për veprimtarin e kahmotshëm të LDK-së, Hebib Shehu.

Nënkryetari i LDK-së, kryetari i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu, u uroi mirëseardhje të gjithëve të pranishmëve.

Z. Veliu theksoi rëndësinë e këtij cmimi shumë domethënës dhe tradicional që për cdo vit i ipet personaliteteve të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për LDK-në dhe vendin tonë.

“z. Hebibit i dëshiroj shëndet, jetë sa më shumë dhe të vazhdojë në mesin tonë, sepse kemi nevojë ende për këtë gjeneratë, për këshillat dhe punën e tyre”, tha z. Veliu.

Për këtë cmim që cdo vit e ndan nëndega NRW në Gjermani, foli kryetari i nëndegës z. Jakup Gërguri i cili tregoi për veprimtarinë e Hebib Shehut dhe e falenderoi shumë z. Veliu për këtë organizim.

Hebib Shehu, falenderoi nëndegën NRW në Gjermani, nënkryetarin Veliu dhe të gjithë veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e tjerë dhe këtë cmim me shumë kënaqësi e ndau me gjithë bashkëveprimtarët e tij.

“Me shumë vështërsi, por me një kënaqësi të vecantë punuam në atë kohë për popullin e Kosovës”, tha ndër të tjerash Shehu.

Mirënjohja “Sali Ceku”, iu dha edhe ish-kryetarit të Degës në Gjermani, Hazir Krasniqi, i cili për shumë vite dha kontribut për LDK-në.

Pas këtij aktiviteti, delegacioni i diasporës vizitoi Familjen Rugova dhe bënë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)