24 Prill 2024

Naim Qelaj zgjidhet Avokat i Popullit në Kosovë

Prishtinë, 28 shtator - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur sot me 69 vota për Naim Qelaj Avokat të Popullit.

Qelaj do ta udhëheqë këtë institucion për një mandat 5-vjeçar. Ai e merr detyrën menjëherë pas betimit që bëri në Kuvendin e Kosovës.

Në pesë vjetët e kaluar, këtë post e ka mbajtur Hilmi Jashari.
 
Naim Qelaj në qeverisjen Haradinaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, kurse ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Naim Qelaj ndryshe njihet si avokati i cili për vite të tëra e kishte përfaqësuar Shyhrete Berishën nga Suhareka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)