19 Prill 2024

Mustafa kërkon llogari për 21 mijë vota diferencë të PDK-së

Prishtinë, 11 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha të martën se partia e Hashim Thaçit duhet të përgjigjet se ku mbetën më shumë se 30 për qind e votave, të cilat i kishin më 12 dhjetor dhe i humbën më 9 janar.

Kreu i LDK-së theksoi se kjo tregon për mënyrën se si janë mbushur kutitë e votimit gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Megjithatë, Mustafa nuk vlerëson lartë as procesin e ripërsëritjes së zgjedhjeve në janar.

Sipas tij, rezultatet e ankesave do të dëshmojnë për parregullsitë që janë shënuar edhe në këto zgjedhje, prandaj, pohimet e PDK-së se ajo shumë shpejtë do të formojë qeverinë e re për Mustafën duken të paarsyeshme.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 11-vjetorin e vrasjes se veprimtarit, Enver Maloku, bëri homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)