26 Nëntor 2020

Mungesa e zëdhënësit të qeverisë po e vështirëson punën e gazetarëve

Prishtinë, 21 tetor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka pranuar shqetësime të shumta nga kolegët tanë gazetarë për mungesën e zëdhënësit në Qeverinë Hoti.

Sipas tyre po mungon komunikimi i duhur në mes të qeverisë dhe medieve për shkak se nuk po e kanë një adresë zyrtare politike se ku t'i drejtojnë pyetjet e tyre.

Mos emërimi i një zëdhënësi të qeverisë edhe pas pesë muajve të formimit të saj për AGK-në është praktikë e gabuar dhe duhet të ndërpritet.

AGK-ja i kërkon Qeverisë Hoti që sa më parë ta emërojë një zëdhënës në mënyrë që të jenë sa më transparent, jo vetëm ndaj kolegëve tanë gazetarë, por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)