19 Mars 2024

MPJ me libra për deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë

Prishtinë, 19 shkurt - Ministria e Punëve e Jashtme është bërë shtëpi e përbashkët e ish-deputetëve nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë dhe përfaqësuesve të vendit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë gjatë një pritje të veçantë, që u organizuar në ambientet e kësaj Ministrie dhe me praninë e mysafirëve të shquar ndërkombëtarë që nderuan Kosovën me pjesëmarrjen  e tyre në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Arsyeja kryesore e kësaj ngjarje ishte botimi i dy librave:  I pari mbi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, respektivisht deputetët nënshkrues të saj, ndërsa i dyti për Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ndërsa po dorëzonim në Kongresin Amerikan një kopje të Deklaratës sonë të Pavarësisë me Presidentin Thaçi, po mendoja: pse të mos kemi në një botim të mëvetshëm të këtij Akti Solemn, Procesverbalin e asaj Seance dhe biografitë e shkurtra të secilit deputet?"

"Kësisoj lindi ky botim, i cili në dhjetëvjetorin e Pavarësisë sonë, është një lloj shenje nderuese, përkujtuese, për  atë vepër të madhe të shumë brezave të kosovarëve, nëpërmjet rezistencës paqësore, luftës së armatosur, e cila kulmoi me Deklaratën për Pavarësi."  

"Nëpër rafte librash, si dhuratë, si referencë ky libër i vogël, por që peshon shumë do të mbetet pavarësisht jetës sonë dinamike shtetërore apo individuale. Disa ngjarje të posaçme historia nuk ka forcë t’i shlyejë. Sepse ato bëjnë historinë. Deklarata e pavarësisë bëri historinë moderne të Kosovës”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli në fjalimin e tij para të pranishmëve.

Në ndërkohë, sa i përket botimit të librit të në lidhje me vendimin e GJND-së mbi Kosovën kreu i diplomacisë kosovare është shprehur si në vijim:

“Ky botim është konceptuar si dhuratë për miqtë tanë të huaj, me te cilët takohemi në aktivitetin tonë të dendur lobues, dhe jo vetëm. Kësisoj ne tregojmë se vullneti i popullit të Kosovës, ashtu si e kërkonte dhe Vendimi i Përbashkët i vendeve të Grupit te Kontaktit në 2006, është vendim legal."

"Ne donim me këtë rast t’i bëjmë homazh ekipit Mbrojtës të Kosovës në atë Gjykatë: paraardhësit tim, Skender Hyseni; kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, Vjosa Osmani dhe juristit Qerim Qerimi, ashtu si dhe eksperteve të tjerë të huaj”, ka thënë Ministri Jashtëm Pacolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)