28 Janar 2021

Moslejimi i anëtarësimit ne KE mohim i drejtësisë për qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 23 nëntor - Me rastin e 70 vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njëherit fillimit të Kryesisë gjermane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sot u.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani ka marrë pjesë në konferencën virtuele ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

U.d. Presidentja Osmani përgëzoi Këshillin e Evropës – Zyra në Prishtinë dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë për këtë organizim, duke potencuar rëndësinë e angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Me  tendencat gjithnjë̈ e në rritje për  të vënë në pikëpyetje vetë themelet e kësaj Konvente, ngjarje dhe konferenca të tilla na  ofrojnë një mundësi të shkëlqyeshme për të reflektuar mbi atë se sa larg kemi arritur dhe çfarë duhet të prioritizojmë në rrugëtimin tonë tutje për ta  garantuar mbrojtjen e të  drejtave të  njeriut”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Sipas saj, është mirë që Konventa nuk ka mbetur e ngrirë në kohë, porse nëpërmjet praktikave gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të  Drejtat e Njeriut ka arritur t’i përshtatet rrethanave.

“Edhe pse mbetet i pakontestueshëm fakti që kjo Konventë paraqet dokumentin më të rëndësishëm e më të suksesshëm deri me tash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë, është̈ fatkeqësi që Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Në Kosovë, Konventa është e zbatueshme drejtpërdrejt me nenin 22 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Mirëpo, është vërtetë jo e drejtë që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ngaqë një gjë e tillë përbën në vete shkelje të të drejtave të njeriut përmes mohimit të të drejtës për qasje në drejtësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar u.d. Presidentja.

Në konferencën ndërkombëtare e cila po i vazhdon punimet, pjesëmarrës janë edhe ambasadori gjerman, z. Jorn Rohde, udhëheqësi i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Frank Power, përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut etj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)