24 Prill 2024

MKK reagon ndaj sulmit të të kthyerve serb në fshatin Zallç

Prishtinë, 16 shtator - Mbrëmë, në orët e vona, menjëherë pas sulmit të shqiptarëve ndaj të kthyerve serb në fshatin Zallç të Komunës së Istogut, ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomiq, me telefon ka biseduar me përfaqësuesit e Serbëve të sulmuar dhe pastaj direkt ka kontaktuar shefin e Stacionit Policorë në Komunën e Istogut, ku menjëherë janë dërguar patrullimet e Policisë së Kosovës dhe KFOR-i.

Ministri Tomiq, edhe këtë herë dëshiron të përsëris që njësitë e Policisë së Kosovës duhet të kenë rolin aktiv në mjediset multietnike, posaçërisht kur është fjala për të kthyerit serb, sepse është më shumë se evidente se ka gjithnjë më tepër sulme – posaçërisht në mjediset e kthimit.

 “Vjedhjet, gjuajtjet me gurë, sulmet fizike dhe verbale në të kthyerit dërgojnë një imazh të keq për komunitetin pritës shqiptarë dhe pengojnë procesin e kthimit. Është përgjegjësia jonë që me ndihmën e organeve kompetente, siç janë forcat policore dhe ato të KFOR-it, që të mbrojmë këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë sonë, posaçërisht në orët e mbrëmjes si preventiv në mënyrë që mos të ndodh  që çdo të dytën ditë të kemi lajmërime rreth sulmeve dhe vjedhjeve”, ka theksuar Ministri Tomiq, duke shtuar se të gjithë duhet të përkushtohemi maksimalisht që të parandalohen incidentet dhe të dënohen përgjegjësit.

Ministria për Komunitete dhe Kthim do të angazhohet që edhe përmes ministrive përgjegjëse të siguroj mbrojtje të gjithë të kthyerve në territorin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)