28 Mars 2024

Mitrovica shembull i angazhimit për integrimet evropiane

Prishtinë 27 gusht - Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj ka vlerësuar lartë angazhimin e Komunës së Mitrovicës në procesin e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimin me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ministri Beqaj ka theksuar se integrimet evropiane janë prioritet kombëtar dhe se komunat në këtë drejtim kanë detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme.

“Njëkohësisht informuan kryetarin edhe për aktivitetin e Ministrisë dhe obligimet që në proceset e integrimit evropian i kanë institucionet në nivelin qendror dhe lokal. Behët fjalë për një proces shumë të rëndësishëm i cili e bënë shteti funksional dhe është në shërbim të qytetarëve. Në këtë drejtim është shumë ë rëndësishme reforma e administratës publike e cila duhet të fillon nga komunat e deri në nivelin qendror”, tha ministri Beqaj.

Kryetari Komunës së Mitrovicës theksoi se integrimet evropiane janë prioritet i lartë i Komunës së Mitrovicës dhe se me ministri Beqaj është biseduar lidhur me  detyrat dhe përgjegjësitë konkrete në lëmin e proceseve integruese.

“Ne nga ana e jonë do të angazhohemi që ti analizojmë obligimet tona dhe ti realizojmë detyrat që na takojnë”, tha kryetari Kastrati.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)